Sunday, April 14, 2013

Jay Z në “sherr” me Obaman


Reperi Jay-Z e ka nxjerrë mësimin se nuk duhet të mburret më shokët e tij të fuqishëm.
Reperit i është ‘tërhequr’ vërejtja nga Shtëpia e Bardhë pas deklaratave se presidenti Obama i ka bërë atij favore personale.
Në fillim të këtij muaji, Jay dhe gruaja e tij Beyonce kanë hasur në telashe gjatë udhëtimit të tyre për në Kuba, gjë që është teknikisht e ndaluar për qytetarët e Shteteve të Bashkuara.
Për më shumë, gjatë kësaj jave, Jay publikoi një këngë ‘Open Letter’ që në përkthim i bie ‘Letra e Hapur’ duke e ekzagjeruar me krekosje gjë që e ka sjellë në “ujë të nxehtë” me Obaman.
“Djalë me kapelë por që mori leje nga Shtëpia e Bardhë. Obama tha: Kënaqu, e mua do të më fajësojnë por ty nuk të duhet kjo fëlliqësirë më. Kënaqu në plazh”, ishte një pjesë e këngës që kuptohet se Obama i ka dhënë leje për të udhëtuar për në Kuba.
Zëdhënësi i Obama-s, Jay Carney është pyetur për tekstin e kësaj këngë dhe ai është përgjigjur ashpër:
“Është një këngë. Shtëpia e Bardhë dhe presidenti absolutisht nuk kanë të bëjnë asgjë me udhëtime personale të dikujt për në Kuba”, është shprehur Carney./Indeksonline/

Gjyshja hacker, vjedh llogarinë nga banka


Nuk është e vërtetë se të moshuarit kanë probleme me teknologjinë. Këtë e ka vërtetuar një 60-vjeçare në Itali, e cila jo vetëm ishte një përdoruese e mirë e internetit, por ka arritur të thyejë dhe llogarinë bankare të një punonjësi duke i marrë atij paratë.
Ngjarja ka ndodhur në provincën e Reggio Emilias në Itali. Gruaja 60-vjeçare ka arritur më hyj në llogaritë e një punëtori, duke i marrë paratë që kishte në kartën e kreditit. Gruaja e moshuar pas thyerjes së kodit të sigurisë, i ka kaluar paratë në llogarinë e saj bankare dhe më i ka tërhequr për shpenzimet e ditës.
Viktima, ka kuptuar se nuk kishte më para në kartën e kreditit, kur ka shkuar të paguajë në një dyqan dhe ka bërë denoncimin në polici. Gruaja kishte marrë rreth 250 euro. Policia ka nisur hetimet duke parë transfertën e parave.
60-vjecarja ka deklaruar se nuk kishte djeni për transaksionin e parave. Sipas saj, një tjetër pirat kibernetik do t’ja ketë bërë asaj “dhuratë”./Indeksonline/

Perleshje ne mes Hysit dhe Prishtines ne Merdar !


Jennifer Lopez, skandal në hotel

Ndërsa ka ndenjur në një hotel luksoz në Nju York ajo është bërë protagoniste e një shou të vërtetë.
Klientët e hotelit janë skandalizuar kur nga një dhoma kanë filluar të dëgjohen rënkimet e një femre e cila kryente marrëdhënie seksuale. Disa kanë nxitur të ankohen por punonjësit e hotelit u kanë thënë se bëhej fjalë për Lopez dhe të dashurin e saj Casper Smart dhe s’mund t’i shqetësonin.

Lajmi është përhapur me shpejtësi në hotel dhe vendin e ankesave e zuri ndonjë kureshtar guximtar që është ngjitur në katin ku ishte çifti VIP për të dëgjuar live britmat.
Kjo nuk është hera e parë që Lopez jep një shfaqje të tillë. Kamerieret e hoteleve ku ka qëndruar kanë dëshmuar se ajo bërtet shumë gjatë aktit seksual. 

Të shtëna armësh në Prishtinë (VIDEO)


(E plotësuar) Sulmi ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ku disa persona të armatosur kishin hyrë në lokalin “01” dhe kishin sulmuar viktimën Ardian Berisha.
Sipas burimeve të Indeksonline, personi i dyshuar është Përparim dhe Petrit Gashi nga Prishtina.
Të dyshuarit kishin qenë me dy vetura Land Rover dhe BMW.
Sipas dëshmitarëve të rastit, të dyshuarit njihen si persona problematik.
Ani pse Policia e Kosovës e kishte parë ngjarjen që po ndodhte, ajo nuk ka ndërhyrë për ta parandaluar atë.
Dëshmitarët thonë se, të dyshuarit i kanë fyer policët dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/
----
Në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna armësh pasdite.
Të shtënat janë drejtuar kah lokali “01” në këtë rrugë./Indeksonline/ 

neser fillon mesimi MASHT

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, fillon nesër (e hënë), 15 prill 2013, ashtu siç është e paraparë edhe me kalendarin shkollor për vitin 2012/2013.
Kjo informatë e MASHT-it vjen edhe si kundër përgjigje e një dezinformate të publikuar nga“Shqiportali”, i cili ka plasuar një dezinformatë, të trilluar në emër të Telegrafit, se kinse mësimi nuk do të fillojë të hënën më 15 prill.
Telegrafi informon lexuesit dhe opinionin e gjerë se një informatë të tillë nuk e ka plasuar dhe se e tëra është vetëm një shpifje e ueb faqes “Shqiportali”.
Telegrafi do të iniciojë procedurat për ndërmarrjen e të gjitha masave konform ligjeve në fuqi ndaj kësaj ueb faqeje, e cila ka shpifur një informatë të tillë duke ia atribuuar portalit Telegrafi, i cili pikërisht për korrektësinë dhe shpejtësinë e plasimit të informacioneve ka fituar besimin e miliona lexuesve. /Telegrafi/
 

KOSOVA SFIDON ARGJENTINËN


Përfaqësuesja e Argjentinës me 14 qershor do ta zhvilloj një ndeshje miqësore kundër Kosovës. Sipas mediave nga Amerika Latine, kjo përballje do të luhet në Cancun të Meksikës. Por, kosovarët thonë se ende ende nuk janë në dijeni për këtë.

Duke e pabesueshme. Por, sipas uebfaqes meksikane Record, përfaqësuesja e Kosovës pritet të zhvilloj një ndeshje miqësore me Argjentinën.
Sipas këtyre mediave, kjo përballje pritet të luhet me 14 qershor në Cancun të Meksikës, respektivisht në stadiumin Andres Quintana Roo.
"Përfaqësuesja e Argjentinës pritet ta zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Përfaqësueses së Kosovës më 14 qershor në Cancun. Kjo pritet të zyrtarizohet brenda pak ditëve, pasi Federata e Futbollit e Argjentinës është pajtuar për këtë", shkruhet në shkrimin e publikuar nga Record.
Gjithnjë sipas këtyre mediave organizimin e kësaj përballje është duke e aranzhuar kompania "World Eleven". Kjo e fundit i ka të gjitha të drejtat për organizimin e miqësoreve të Përfaqësueses së Argjentinës.
Por, mediat nga Amerika Latine raportojnë se kjo ndeshje nuk do të jetë zyrtar pasi Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ende nuk është e anëtarësuar në FIFA.
Në anën tjetër, zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë thënë se, nuk janë në dijeni për një gjë të tillë.
“Deri më tani nuk kemi asnjë informatë për këtë mundësi”, ka thënë shkurt Eroll Salihu, i cili ka bërë të ditur se FFK ka disa menaxher që merren me organizmin e ndeshjeve miqësore.
Aktualisht përfaqësuesja A e Kosovës, nuk ka të drejtë të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare, pasi një gjë të tillë nuk po ia lejon FIFA.
Megjithëkëtë, drejtuesit e futbollit kosovar besojnë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejtë, dhe se Kosova do të ketë të drejtë të luaj me çdo përfaqësuese të huaj.
Tani mbetet të shihet se a do të përballën kosovaret me yjet e futbollit argjentinas si; Messi, Lavezzi, Higuain e të tjerë, apo edhe kjo miqësore e paraparë do të dështoj sikur ajo me Brazilin në vitin 2008.