Sunday, April 14, 2013

Të shtëna armësh në Prishtinë (VIDEO)


(E plotësuar) Sulmi ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ku disa persona të armatosur kishin hyrë në lokalin “01” dhe kishin sulmuar viktimën Ardian Berisha.
Sipas burimeve të Indeksonline, personi i dyshuar është Përparim dhe Petrit Gashi nga Prishtina.
Të dyshuarit kishin qenë me dy vetura Land Rover dhe BMW.
Sipas dëshmitarëve të rastit, të dyshuarit njihen si persona problematik.
Ani pse Policia e Kosovës e kishte parë ngjarjen që po ndodhte, ajo nuk ka ndërhyrë për ta parandaluar atë.
Dëshmitarët thonë se, të dyshuarit i kanë fyer policët dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/
----
Në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna armësh pasdite.
Të shtënat janë drejtuar kah lokali “01” në këtë rrugë./Indeksonline/ 

No comments:

Post a Comment