Sunday, April 14, 2013

Jay Z në “sherr” me Obaman


Reperi Jay-Z e ka nxjerrë mësimin se nuk duhet të mburret më shokët e tij të fuqishëm.
Reperit i është ‘tërhequr’ vërejtja nga Shtëpia e Bardhë pas deklaratave se presidenti Obama i ka bërë atij favore personale.
Në fillim të këtij muaji, Jay dhe gruaja e tij Beyonce kanë hasur në telashe gjatë udhëtimit të tyre për në Kuba, gjë që është teknikisht e ndaluar për qytetarët e Shteteve të Bashkuara.
Për më shumë, gjatë kësaj jave, Jay publikoi një këngë ‘Open Letter’ që në përkthim i bie ‘Letra e Hapur’ duke e ekzagjeruar me krekosje gjë që e ka sjellë në “ujë të nxehtë” me Obaman.
“Djalë me kapelë por që mori leje nga Shtëpia e Bardhë. Obama tha: Kënaqu, e mua do të më fajësojnë por ty nuk të duhet kjo fëlliqësirë më. Kënaqu në plazh”, ishte një pjesë e këngës që kuptohet se Obama i ka dhënë leje për të udhëtuar për në Kuba.
Zëdhënësi i Obama-s, Jay Carney është pyetur për tekstin e kësaj këngë dhe ai është përgjigjur ashpër:
“Është një këngë. Shtëpia e Bardhë dhe presidenti absolutisht nuk kanë të bëjnë asgjë me udhëtime personale të dikujt për në Kuba”, është shprehur Carney./Indeksonline/

No comments:

Post a Comment