Sunday, April 14, 2013

neser fillon mesimi MASHT

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, fillon nesër (e hënë), 15 prill 2013, ashtu siç është e paraparë edhe me kalendarin shkollor për vitin 2012/2013.
Kjo informatë e MASHT-it vjen edhe si kundër përgjigje e një dezinformate të publikuar nga“Shqiportali”, i cili ka plasuar një dezinformatë, të trilluar në emër të Telegrafit, se kinse mësimi nuk do të fillojë të hënën më 15 prill.
Telegrafi informon lexuesit dhe opinionin e gjerë se një informatë të tillë nuk e ka plasuar dhe se e tëra është vetëm një shpifje e ueb faqes “Shqiportali”.
Telegrafi do të iniciojë procedurat për ndërmarrjen e të gjitha masave konform ligjeve në fuqi ndaj kësaj ueb faqeje, e cila ka shpifur një informatë të tillë duke ia atribuuar portalit Telegrafi, i cili pikërisht për korrektësinë dhe shpejtësinë e plasimit të informacioneve ka fituar besimin e miliona lexuesve. /Telegrafi/
 

No comments:

Post a Comment