Sunday, April 14, 2013

Gjyshja hacker, vjedh llogarinë nga banka


Nuk është e vërtetë se të moshuarit kanë probleme me teknologjinë. Këtë e ka vërtetuar një 60-vjeçare në Itali, e cila jo vetëm ishte një përdoruese e mirë e internetit, por ka arritur të thyejë dhe llogarinë bankare të një punonjësi duke i marrë atij paratë.
Ngjarja ka ndodhur në provincën e Reggio Emilias në Itali. Gruaja 60-vjeçare ka arritur më hyj në llogaritë e një punëtori, duke i marrë paratë që kishte në kartën e kreditit. Gruaja e moshuar pas thyerjes së kodit të sigurisë, i ka kaluar paratë në llogarinë e saj bankare dhe më i ka tërhequr për shpenzimet e ditës.
Viktima, ka kuptuar se nuk kishte më para në kartën e kreditit, kur ka shkuar të paguajë në një dyqan dhe ka bërë denoncimin në polici. Gruaja kishte marrë rreth 250 euro. Policia ka nisur hetimet duke parë transfertën e parave.
60-vjecarja ka deklaruar se nuk kishte djeni për transaksionin e parave. Sipas saj, një tjetër pirat kibernetik do t’ja ketë bërë asaj “dhuratë”./Indeksonline/

No comments:

Post a Comment