Sunday, April 14, 2013

KOSOVA SFIDON ARGJENTINËN


Përfaqësuesja e Argjentinës me 14 qershor do ta zhvilloj një ndeshje miqësore kundër Kosovës. Sipas mediave nga Amerika Latine, kjo përballje do të luhet në Cancun të Meksikës. Por, kosovarët thonë se ende ende nuk janë në dijeni për këtë.

Duke e pabesueshme. Por, sipas uebfaqes meksikane Record, përfaqësuesja e Kosovës pritet të zhvilloj një ndeshje miqësore me Argjentinën.
Sipas këtyre mediave, kjo përballje pritet të luhet me 14 qershor në Cancun të Meksikës, respektivisht në stadiumin Andres Quintana Roo.
"Përfaqësuesja e Argjentinës pritet ta zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Përfaqësueses së Kosovës më 14 qershor në Cancun. Kjo pritet të zyrtarizohet brenda pak ditëve, pasi Federata e Futbollit e Argjentinës është pajtuar për këtë", shkruhet në shkrimin e publikuar nga Record.
Gjithnjë sipas këtyre mediave organizimin e kësaj përballje është duke e aranzhuar kompania "World Eleven". Kjo e fundit i ka të gjitha të drejtat për organizimin e miqësoreve të Përfaqësueses së Argjentinës.
Por, mediat nga Amerika Latine raportojnë se kjo ndeshje nuk do të jetë zyrtar pasi Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ende nuk është e anëtarësuar në FIFA.
Në anën tjetër, zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë thënë se, nuk janë në dijeni për një gjë të tillë.
“Deri më tani nuk kemi asnjë informatë për këtë mundësi”, ka thënë shkurt Eroll Salihu, i cili ka bërë të ditur se FFK ka disa menaxher që merren me organizmin e ndeshjeve miqësore.
Aktualisht përfaqësuesja A e Kosovës, nuk ka të drejtë të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare, pasi një gjë të tillë nuk po ia lejon FIFA.
Megjithëkëtë, drejtuesit e futbollit kosovar besojnë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejtë, dhe se Kosova do të ketë të drejtë të luaj me çdo përfaqësuese të huaj.
Tani mbetet të shihet se a do të përballën kosovaret me yjet e futbollit argjentinas si; Messi, Lavezzi, Higuain e të tjerë, apo edhe kjo miqësore e paraparë do të dështoj sikur ajo me Brazilin në vitin 2008.

No comments:

Post a Comment